Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në një podcast “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell. Steëart një ish – diplomat në rajon që thotë se e ka takuar Kurtin para 20 vitesh, ndërsa Campbell, ish – këshilltar dhe strateg i komunikimit të Tony Blair, gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë kryeministër. Campbell më vonë bashkë me ish -shefin e tij kanë ardhur në rajonin e Ballkanit si konsulentë të Edi Ramës e Aleksandar Vuçiqit, ndërkohë që këtë e kanë bërë edhe për qeveri tjera në botë.
Campbell e ka pyetur Kurtin për raportet e tij me aleatët dhe për deklaratën e tij se Sekretari i Shtetit Anthony Blinken është naiv.
Duke u përgjigjur në këtë pyetje, Kurti thotë se gjatë karrierës së tij ndonjëherë e ka tepruar.
“Krej aktivizmi im politik është shënuar me idealizëm në një nivel, dhe në nivelin tjetër nga konsistenca dhe insistimi aq sa kam mundur të bëjë, sipas aftësisë dhe dijeve të mia. Shprehja e këtyre nganjëherë ka qenë e tepruar, nganjëherë insistimin tim e kam ekzagjeruar…” ka thënë Kurti.
Ku e keni ekzagjeruar?
“Pra fjalët që i përdorni, veprimet në të cilat insistoni. Sidoqoftë, nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, mund të marrim mësime. Ndoshta një nga defektet e mia në aktivzimin politik ka qenë se kam mbajtur një ditar të mendimeve të mia e jo përvojës. Dhe po ta mbaja ditarin e përvojës, ndoshta do të mund të bëja më shumë dhe më mirë për të tjerët dhe për ta përmirësuar veten.
Mbani ditar?
“Po, shkruaj në fletore. Dhe një mik imi bën shaka se kjo është gje e mirë edhe për siguri kibernetike…”
Moderatorët e kanë folur me Kurtin edhe rreth qasjes së tij të pakompromis në politikë duke e pyetur nëse kjo është pjesë e personalitetit të tij apo teknikës së tij politike?.por, sa i përket kompromiseve, shefi i qeverisë s’është pajtuar se është i pakompromis.
“Kam bërë kompromise, por ato janë harruar dhe kanë rënë në hije të insistimit tim dhe konsistencës. Nëse shikoni për ato që kam kaluar do të shihni shumë kompromise…