Me shumë mundësi Britania e Madhe nuk do të mund ta arrijë cakun e synuar për testimit të 100 personave për Coronavirus brenda një dite.
Por kjo pritet të ndodhë ditëve në vijim, thotë sekretari i Drejtësisë, Robert Buckland, shkruan Sky News.
“Edhe nëse nuk e bëjmë këtë – që ka shumë gjasë të mos ndodhë tash – në ditët e ardhshme do ta arrijmë këtë cak”, ka thënë Buckland.
“Tani po kryejmë mbi 52 mijë testime. Kapacitet po shtohen…Mendoj se ishte e drejtë të vendosej një cak i atill ambicioz. Dhe ndonjëherë edhe kur nuk e arrinë cakun në kohë, gjëja më e rëndësishme është drejtimi se kah shkon”.
Në fillim të prillit, Qeveria e Britanisë së madhe kishte thënë se synon që në fund të muajit të kryejë 100 mijë testime brenda një dite