Një delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës ka qëndruar për vizitë në Teqen e Madhe të Helvetive në Rahovec.
Sekretari i përgjithshëm i PDK-së Bajrush Xhemaili i shoqëruar nga deputetja Blerta Deliu Kodra, kandidati për kryetar të Rahovecit Bejtush Deliu dhe veprimtari Halit Krendali janë pritur nga Ilvi Myhedin Shehu në Teqen e Sheh Sylejmanit për të nderuar këtë komunitet me rastin e Muajit Muharrem dhe për të përgëzuar ata për kontributin dhe angazhimin në të mirë të vendit.
Në këtë vend të shenjtë, në korrik të 1998, është martirizuar kleriku Sheh Muhedini, udhëheqësi fetar e shpirtëror, i cili përveç petkut fetar e shpirtëror, shquhej për vlerat e atdhetarit të madh shqiptar dhe të prijësit që nuk u nda nga populli i vet deri në flijim.