Sekretet e takimit historik: Çfarë ka premtuar Kim Jong-un për Donald Trump

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:46 | Nga

Koreja e Veriut u ka premtuar Shteteve të Bashkuara se është e gatshme për të diskutuar të ardhmen e arsenalit të saj bërthamor, kur të takohen krerët e dy vendeve, thanë zyrtarë amerikanë.

Përgatitjet për takimin midis Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit përfshijnë biseda të fshehta dhe të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut, thanë burime të paidentifikuara të administratës Trump, raporton BBC, transmeton Rel.

Samiti pritet të zhvillohet në maj. Kjo do të jetë hera e parë që një president i SHBA-së takon liderin e Koresë së Veriut.

Phenjani tashmë i ka thënë Koresë së Jugut se është i gatshëm të adresojë denuklearizimin, por kjo është hera e parë që i jepen garanci direkte Uashingtonit.
Lajmi për samitin SHBA-Kore e Veriut ka befasuar shumëkë, kur ka dalë në muajin mars. Ai ka pasuar një vit kërcënime dhe fyerje personale midis dy udhëheqësve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme