Seksologu Fejza tregon pse po vdesin të moshuarit në motele

Prishtinë | 01 Jan 2022 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

“Vdekje të dyshimta”, kështu janë cilësuar nga Policia e Kosovës vdekjet e personave në hotele dhe motele të vendit gjatë vitit 2021.

E shkaktari i këtyre vdekjeve të dyshimta shpesh herë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut.

Seksologu Hajrullah Fejza, ka folur për rrezikun e përdorimit të barërave për ereksion, duke folur specifikisht edhe për barin e njohur e që shitet edhe pa përshkrimin e mjekut në Kosovë, “Viagra”.

Ai ka thënë se viagra dhe barërat e ngjashme që përdoren për përmirësim të ereksionit janë të dedikuara për përdorim te personat me çrregullime organike të ereksionit e që kryesisht janë prezentë te popullata më e shtyrë në moshë.

Fejza ka theksuar se vdekjet të cilat kanë ndodhur si pasojë e përdorimit të këtyre barërave, ndodhin kryesisht kur ato përdoren pa përshkrim të mjekut ose farmacistit, shkruan lajmi.net

“Vdekjet që ju referoheni ju, janë kryesisht pasojë e marrjes së tyre pa përshkrim të mjekut ose farmacistit, mënyrës së gabuar të konsumimit dhe mos përshtatjes së moshës dhe mënyrës së të bërit seks”, ka thënë Fejza

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme