Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas aksionit të djeshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë dhe u arrestuan shtatë persona. Sekuestrimi erdhi pas një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë dhe DEA-s amerikane.
Ambasada amerikane në një postim në Twitter shkruan se luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Më tej thuhet se aksionit i djeshëm është fitore e madhe për sundimin e ligjit.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Kudos për autoritetet e Kosovës për kapjen e djeshme të drogës në Lipjan – sukses përmes partneritetit global midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & @DEAWashingtonDC. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruan ambasada amerikane në Twitter.
Ndryshe, një ditë më parë janë sekuestruar 400 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar shtatë persona.