Një operacion masiv anti-drogë në Itali dhe Shqipëri ka çuar në arrestimin e 37 personave. Sipas mediave italiane, gjatë operacionit janë sekuestruar 3.5 tonë kanabis dhe kokainë.
Sipas autoriteteve italiane vlera në treg arrinte në 40 milionë euro. Operacioni është shtrirë në Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.
Nuk ka të dhëna rreth identitetit të personave të arrestuar, mes të cilëve thuhet se ka edhe shqiptarë.