Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 710 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar një person, njofton Top Channel.
Në sajë të operacionit antidrogë “Weekends” u sinjalizua furgoni me të cilin po transportohej sasia e drogës.
Pas ndjekjes së mjetit ai u bllokua mëngjesin e të premtes në shtëpinë e Selman Hamitaj nga Dukati i Vlorës.
Pas kontrollit të bërë u zbuluan 27 pako të mbështjella me natriban, dhe 8 çanta sportive.
Në flagrancë u arrestua 71-vjeçari Selman Hamitaj dhe ka shpallur në kërkim B. T, 44 vjeç nga Durrësi, si autor i dyshuar që ka lidhje me këtë ngjarje.