Sekuestrohen 90 kg drogë të fshehur në pyll

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 09:38 | Nga

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Gjatë aksionit janë sekuestruar 90 kg kanabis sativa, e futur në 13 thasë.

Lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Lekas”, ndërsa vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet proceduriale të rastit u kryen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme