Pas një pune operative në terren, hetues të Stacionit Policor “Veriu” kanë arritur të sigurojnë informacione të besueshme se një i dyshuar i kishte të fshehura disa armë në një “auto servis” në Arbanë.
Rreth orës 12:00, hetuesit dhe krim teknikët kanë kryer bastisje me ç ‘rast poseduesi i armëve vullnetarisht i ka dorëzuar policisë:
Një kallashnikov me numër serik 013467-84
Një pistoletë “Zastava” me numër serikC-211379
Një pistoletë “SIG” me numër serik 002548
Një revolver gjerman me numër serik R34922911 dhe
248 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor.
Në vazhdim keni një foto të armëve të sekuetruara.