Sela reagon pasi Taravari lajmëroi përmes Facebookut se ASh i bashkohet opozitës shqiptare: Vendim merret nga organet, jo një individ

Prishtinë | 03 Shk 2024 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit Qëndror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pasi kryetari i këtij subjekti politik, Arben Taravari, i bëri thirrje Kuvendit Qendror përmes një shkrimi në Facebook, që në zgjedhje partia të shkojë me opozitën shqiptare.

Sela përmes një shkrimi, gjithashtu në Facebook, thotë se Taravari nuk i ka dërguar Kuvendit asnjë propozim, ndërsa shkrimin e tij në Facebook e quan shkelje të statutit të partisë.

“Si kryetar i kuvendit qëndror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake po ashtu jam informuar se kërkush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkait duhet të vendoset”.

“Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrës, e kjo është kryesia e partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimarrës është Kuvendi i partisë. Tendencat e kontrabandimit të partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ është shkelje e rëndë e stautit të partisë për të cilën Kryetari i partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaru qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partise si vendim personal është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët”, shkruan Sela.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, para pak ditësh (10 janar), së bashku me deputetët opozitarë, Elmi Aziri dhe Artina Qazimi, ishin pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme