Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb, Nikolla Selakoviq, kanë nënshkruar një marrëveshje për një plan të konsultimeve mes dy ministrive.
Nënshkrimi u bë në Neë York në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në qendër të diskutimit ka pikërisht luftën që ka nisur Rusia në Ukrainë.
Selakoviq nuk ishte i vetmi nga krerët serbë që u takua me ministrin rus. Atë e takoi edhe presidenti serb Vuçiq.
Për këtë lidhje mes dy shteteve ka reaguar eksperti për Ballkanin, Janusz Bugajski, i cili tha se Serbia duhet të sanksionohet meqë po mbështet kriminelët e luftës në Kremlin.
“Është koha që të sanksionohet Serbia. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse ajo duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së?”, ka thënë Bugajski.
Ai në Twitter ka shpërndarë edhe videon nga momenti i nënshkrimit.
Time to sanction Serbia. Belgrade supports the war criminals in the Kremlin. Why should it benefit from any EU taxpayer funds or investments. https://t.co/Sb6eSwljGY
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) September 23, 2022