Gareth Southgate, selektori i Anglisë, ka bërë një gjest që askush nuk e ka bërë deri më tani.
Para ndeshjes mes Skocisë dhe Anglisë, e cila luhet me 10 qershor në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’, strategu i “Tre Luanëve” Gareth Southgate ka bërë diçka të çuditshme.
Ai ka çuar skuadrën në një qendër stërvitore të forcave ushtarake të Anglisë, si pjesë e përgatitjeve për ndeshjen e radhës, shkruan tabloidi britanik, Daily Mail, përcjell Express.
Pjesë e këtyre ushtrimeve nuk kanë qenë vetëm Gary Cahill, Eric Dier, Chris Smalling, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford.