Trajneri i Anglisë flet para ndeshjes me Kosovën

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Anglia do të zhvillojë dy ndeshje ndaj dy kombëtareve të Ballkanit.

Tre Luanët, fillimisht e presin Malin e Zi në ndeshjen e tyre të 1.000 në histori, e më pas udhëtojnë për në Prishtinë për ndeshjen me Kosovën.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se lojtarët e tij mund të shkruajnë historinë këtë javë.

“Sa herë që dilni në fushë me Anglinë, keni mundësinë të shkruani një histori që mund të mbahet mend përgjithmonë dhe lojtarët kanë mundësinë që këtë javë ta bëjnë atë”, ka thënë Southgate, transmeton periskopi. Anglia, aktualisht është në vendin e parë me 15 pikë, Çekia në vendin e dytë me 12 pikë, derisa Kosova është e treta me 11 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme