Selena Gomez ka zbuluar një befasi për të gjithë fansat e saj ditën e enjte.
28-vjeçarja lansoi albumin e saj të ri në gjuhën spanjolle, e që titullohet “Revelacion”, shkruan Daily Mail.
Përpos që EP-ja u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj, tashmë ajo edhe po befasohet për suksesin që ka.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, Selena ka shpërndarë video teksa shtëpia e saj ishte e mbushur me balona.
Gomez pati rastin që të falënderojë të gjithë mbështetësit e saj, pa të cilët ndonëse nuk mund të kishte sukses.
Po ashtu, gjatë kësaj dite është raportuar se bukuroshja brune po pretendon të shkëputet nga industria muzikore. /Telegrafi/