Selena Gomez feston ditëlindjen me një fustan 50 dollarësh

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Selena Gomez e ka pritur ditëlindjen e saj të 27-të me stil.

Ylli i muzikës pop është në Romë të Italisë bashkë me miqtë dhe producentin e filmit Andrea Iervolino për ta festar ditëlindjen e saj.

Gomez kishte zgjedhur për këtë rast një fustan të gjatë dhe të thjeshtë.

Këngëtarja e “It Ain’t Me” është parë duke ngrënë drekë në Pierlugi bashkë me miqtë e saj e veshur me fustanin “Wrinkle Look” të markës Zara që kushton vetëm 49.90 dollarë.

Gomez e ka kompletuar pamjen e saj me një palë sandale të zeza dhe një çantë me ngjyrë të bardhë dhe kafe të markës Staud “Bissett” që kushton 295 dollarë.

Duket se fituesja e çmimit American Music Award po zgjedhë fustane të lehta verore për të veshur, pasi ajo është parë sërish në Capri me një fustan të ngjashëm.

Ndonëse këtë herë, këngëtarja e ka zgjedhur një fustan që kushton më shtrenjtë – 864 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme