Selena Gomez mbulohet me gjak të rremë gjatë xhirimeve të filmit “Only Murders In The Building”

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Selena Gomez është parë e mbuluar me gjak të rremë në seritë e reja të serialit “Only Murders In The Building”.

Derisa ishin duke xhiruar një skenë, ku shfaqet një grup që tentojnë të kryejnë një vrasje së bashku, 28-vjeçarja shihet më pas duke u arrestuar.

Ndërsa përcillej nga policët dhe në pranga, Selena mori vëmendje edhe me paraqitjen e saj.

Aktorja për shkak të rolit në këtë seri u pa e mbuluar me gjak të rremë, derisa përcillej tek vetura e policisë.

Pas kësaj ngjarje, krijuesja e hiti “Heart Wants What it Wants” u kthye në normalitet, duke vendosur një xhaketë mbi veten.

Selena përndryshe që në fëmijëri kishte treguar talent në aktrim, kurse tani njihet si ndër yje edhe të këndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme