Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, aktivitetin e tij zgjedhor e ka filluar me një udhëtim në njërën nga linjat e autobusëve urban.
Pacolli ka përmendur problemet që ka kryeqyteti me linjat e autobusëve, biletat dhe ndotjen.
Pacolli tha se ka pritur pothuajse 20 minuta që të vijë autobusi urban.
“Ne po presim autobusin që 20 minuta për këtë jeni dëshmitar edhe ju, kjo na bën të dyshojmë në projektet e komunës së Prishtinës , këto gjëra gjatë mandatit tonë nuk do të ndodhin”, ka thënë Pacolli, raporton EkonomiaOnline
Ndër të tjera, Pacolli tha se ndotja e kryeqytetit po vie si shkak i autobusëve me naftë.
“Autobusët e tanishëm nuk janë autobus të mjaftueshëm, do të marrim autobus efiçientë jo autobus me naftë që e ndotin Prishtinën, duhet të evitojmë ndotjen e ambientit, ka thënë Pacolli.
Pacolli theksoi se biletat e trafikut urban, nuk do të jenë më si më parë që në secilën linjë të paguhet por me një biletë brenda Prishtinës të udhëtohet tërë ditën.