Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka përkujtuar 20-vjetorin e masakrës së Dubravës.
Selimi me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se masakra e Dubravës është masakra ku kriminelët serbë kishin treguar se sa të poshtër janë se sa të ligj janë, se sa frikacakë janë.
Postimi i Plotë:
“Sot, me vllaun tim Asllanin ishim në Dubravë, aty ku ai bashkë me shokë e perjetoi masakren në Burgun e Dubravës kundër shqiptareve të zënë rob para 20 vitesh.
Aty bashkë me shokë e bashkëluftëtarë, me Albinin e Liburnin, me Enverin e Shemsiun si dhe me shokë tjerë, vumë lule te ai muri ku ishin përplasur plumbat e armikut serb pasi kishin tejshpuar trupat e të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës. Shumë prej tyre ishin vrarë e disa prej tyre kishin mbijetuar duke u përballur me vdekjen.
Aty kriminelet serb kishin treguar edhe një herë se sa të poshtër janë, se sa të ligj janë, se sa frikacakë janë…
Por edhe ne ua përserisim se sa të vendosur jemi për të mos ua falur kurrë krimet që i kryen kundër popullit tonë.” ka shkruar deputeti i VV Rexhep Selimi