Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se rasti i vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës do të duhej të hetohej sot nga autoritetet e Kosovës.
Duke folur në televizionin publik, Selimi ka thënë se njohur qysh në vitet e nëntëdhjeta me ish-komandantin e UÇK-së dhe heroin, Zahir Pajaziti.
“Kosova sot do të duhej që t’i kthehej atij rasti dhe të hetonte se si ka ndodhur ngjarja. Kosova sot do të duhej të kishte mekanizamt e duhur për të parë se çka ka ndodhur. Kjo për të mos u lënë vend hamendësimeve. Lëndë ka”, ka thënë ai.
Tutje, Selimi ka thënë se “Zahir Pajaziti ka qenë një ndër shtyllat më të forta, ku është ndërtuar pastaj UÇK-ja”.
“Mbi punën e tyre UÇK-ja jo vetëm u shpërnda në tërë Kosovën, por arriti të jetë gureilja më e suksesshme në botë”, ka thënë ai.
Selimi tha se UÇK-ja ka pasur fatin e madh që të ketë njerëz si Zahiri, Hakifi, Edmondi.