Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi është i pari nga radhët e Vetëvendosjes që ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të ish-krymeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.
Përmes një postimi në Facebook, Selimi tregon se e ka pritur me dhimbje lajmin për vdekjen Rexhepit, duke i shprehur kështu ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të Zonës së Shalës.
“E dhimbshme vdekja e hershme e doktorit te UÇK-se dhe ish Kryeministrit Bajram Rexhepi. Ngushllime Familjes, bashkepunetorëve dhe bashkeluftetareve te Zones se Shales”, ka shkruar Selimi në Facebook.