Selimi: Edhe Çollaku është në dijeni që nuk ka liberalizim

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 11:36 | Nga

Deklarata e Ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku që demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave ka shkaktuar reagimin e Rexhep Selimit, i cili shprehu se nuk ka lidhje demarkacioni me liberalizimin e vizave.

“Kjo tashmë është e ditur, edhe nëse do ta lejonim ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me MZ, Kosova ska liberalizim!” shkruan Selimi në rrjetin social Facebook.

Selimi më tej pretendon se edhe Çollaku është në dijeni se nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës në këtë vit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Selimi akuzon qeverinë se kjo e fundit e la Kosovën pa viza dhe bën thirrje të marrin përgjegjësinë për këtë dështim.

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/nese-kalon-demarkacioni-pa-viza-ne-nentor/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme