Gjatë kohës kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ia çuan kryeministrit Ramush Haradinaj, përpara follderët me nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve që kundërshtonin votimin e demarkacionit me Malin e Zi, zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj duket të ketë pyetur “A janë pica”, ka thënë Selimi.
“Atë që dua t’i them Enver Hoxhajt është që turpi a hahet me bukë a me pica, le të tregojë ai. Këto janë peticionet e 2500 qytetarëve e jo kuti picash, e në anën tjetër unë edhe ju si përfaqësues të qetarëve duhet ta kemi parasysh se nuk ja kemi askujt borxh ti japim territor edhe nëse do te kishim dyshime, unë nuk kam dyshime dhe Lëvizja Vetëvendosje e din që kjo marrëveshje është e keqe”.
“ Ju lutem mos na fyeni duke u munduar ta kamufloni diçka të keqe më të mirë”. Kemi vetëdije ta kuptojmë qe krejt kjo është tendencë për ta kamufluar diçka që shumë prej jush i keni thënë kësaj marrëveshje jo”. Unë mund ta kuptoj grupin parlamentar të PDK-së kanë qenë për, edhe LDK ka pas pozicion të përhershëm në të njëjtën vij, mirëpo nuk po mund ta kuptojë ata të cilët protestuan, s’po i kuptoj si kaq shpejtë ndërruan mendjen ata me të cilët ishim edhe me proteste në kuvend edhe në shesh, që mblodhën mijëra njerëz në sheshe. Nuk e di çfarë ata ju thonë atyre që i ftuan të dalin në shesh”.
Ai ka thënë që nuk do Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë demarkacionin.
“Sot nuk votojmë për integrimin në BE, as për heqjen e vizave, as për deklaratën e presidentëve, as për raportin që LDK kërkoi të jetë si orientim dhe të tjerët kanë kërkuar që të jetë si bazë. Ne para kemi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Selimi.