Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i ka quajtur shpifje deklaratat e Zëvendëskryeministres Albulena Balaj, e cila tha se gjeti zyren e kabinetit të zhveshur nga simbolet shtetërore.
Ai ka thënë se në të gjitha paraqitjet zyrtare të Qeverisë Kurti, nuk ka munguar asnjëherë asnjë simbol i Kosovës.
”Jam i detyruar të reagoj në këtë moment kur hidhen në dyshim dhe këto janë krejtësisht të pavërteta”.
”Nuk e di në cilën zyre ka shkuar deputetja dhe nuk e di as në cilën zyre është sot, por po them se është shpifje”.
”Në të gjitha paraqitjet zyrtare të Qeverisë Kurti, nuk kanë munguar asnjë simbol. I vetmi ndryshim që ka ndodhur është vendosja e një dekori të Skënderbeut”.
”Ju kërkoj edhe njëherë të jeni më serioz, së paku kur doni të keni oponencë ndaj Qeverisë së kaluar”.