Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Rexhep Selimi i ka reaguar Kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Selimi ka theksuar se të jesh kundër reciprocitetit do të thotë të kesh hequr dorë nga barazia që në nisje.
Tutje Selimi ka thënë se të gjithë janë bashkë në këtë proces dhe bosi i tyre është Hashim Thaçi.
“Për ju që nuk e dini do të thotë barazi. Të jesh kundër reciprocitetit do të thotë të kesh hequr dorë nga barazia, të jesh i pabarabartë që në nisje. U bëtë bashkë të gjithë për ta marrë bashkë këtë vendim të turpshëm. Ju treguat se jeni të gatshëm të hiqni dorë nga gjithçka vetëm për pushtet, Ju hoqët dorë jo vetëm nga reciprociteti por edhe nga kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ju bashkuat të gjithë presidentit Thaçi.
“Thaçi është bosi juaj, bëri që të kemi një qeveri ilegale. Të gjithë jeni bërë bashkë dhe nuk e gjej dallimin. Sot i kam disa pyetje: Ç’ka përfiton Kosova nga heqja e reciprocitetit? Për kë është pengesë reciprociteti? Për çfarë dialogu jeni nisur? Prandaj para se të mendoni se ku po shkoni duhet të mendoni se ku do ktheheni” ka thënë Selimi.