Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se ministria që ai drejton i ka kushtuar kujdes të veçanta sfidave mbi korrupsionin. Ai tha se janë shtuar masat për pezullimin e keqpërdorimit te punës të zyrtarëve ligjorë, raporton Ekonomia Online.
Këto komete ai i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku po diskutohet së bashku edhe përfaqësuese tjerë nga sistemi i drejtësisë lidhur me adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i vendit për vitin 2020
“Ministria e drejtësisë është duke mbajt vazhdimisht takime dhe vlen të ceket që janë shtuar masa për pezullimin e keqpërdorimit te punës të zyrtarëve ligjorë” u shpreh Selimi
Mes tjerash ai tha që procesi mbi sundimin e ligjit është në përfundimit
“Procesi mbi sundimin e ligjit është në proces të përfundimit, jemi në konsultime shtesë bashkë me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe besojmë që shumë shpejtë rezultati do shihet” tha ministri Selimi
Ai poashtu përmendi edhe projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj qe kanë për qëllim rregullimin e të drejtës pronësore për të huajt duke përcaktuar me ligj, mbrojtjen dhe strehimin e tyre.
Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, tha se kjo agjenci ka bërë një punë të mirë.
“Kemi pasur raste, por është bërë një punë e mirë, duke pasur parasysh rastet e viteve paraprake ka pasur një perfomancë të mirë”, tha Havolli.
Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se në bazë të rekomandimeve të dala, ky institucion ka bërë disa reforma.
Ajo tha se në këto rekomandime janë përfshirë disa çështje: përfaqësimi i grave në politikat zbatuese, mangësitë e votimeve jashtë Kosovës, si dhe parregullsitë e tjera gjatë zgjedhjeve.
Daka e cilësoi këtë reformë zgjedhore produktive gjithmonë bazuar në rekomandime
“Reforma zgjedhore është një mundësi e mirë dhe jemi duke u munduar që të bëjmë reforma shtesë në bazë të këtyre rekomandimeve të lartcekura”, tha Daka.
Enver Fejzullahu, nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës, dha se ky institucion është fokusuar më shumë tek dhuna në familje dhe krimet e luftës. Ai përmendi edhe anëtarësimin e kësaj Akademie në rrjetin botëror.
Abelard Tahiri, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, përmendi disa prej vërejtjeve të tij, mbi raportin e progresit sidomos mbi sundimin e ligjit duke adresuar pyetje mbi ministrin, se si e sheh agjendën e Këshillit Prokurorial dhe telashet mbi shkurtimin e buxhetit të vitit 2020.
“Mendoj që këto çështje duhet trajtuar nga ana juaj ministër dhe të gjitha këto probleme që i adresova dhe i kemi përmendur vazhdimisht duhet marrë përgjigje nga ana juaj”, tha Tahiri.