Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në vend, me theks të veçantë për mocionin e nisur nga LDK-ja dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavorusi.
“Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar dhe e shqetësuar me këtë situatë, e dikush tjetër ka angazhime tjera që kanë të bëjnë me rrëzimin e qeverisë, duke mos përjashtuar edhe partnerin tonë qeverisës. Ka qenë ndoshta jo e pritshme që tani LDK të insistojë me rrëzimin e qeverisë”.Klankosova
“Nuk është një aksident ajo çfarë ndodhi në momentin kur kërkuan ata mbledhjen e nënshkrimit të mocionit se edhe më herët kanë paralajmëruar se nëse nuk hiqet taksa kundër mallrave , LDK do të del nga koalicioni”.
Ai foli edhe për shkarkimin e Agim Velit, duke thënë se deklarimet e tij kane qenë të papranueshme.
“LDK është dashur të merr përgjegjësi edhe për deklarimet e Veliut”.
“Në vend që ai si ministër të kontribuonte në mbajtjen nën kontroll të masës së qytetarëve, ai përhapi panik. Nëse themi se ka pasur vlerësim personal, ai ka qenë i gabuar dhe i qëllimshëm. Kur një ministër deklaron që të sëmurët po shtohen nga ora në orë, kur thotë që situata po del prej kontrollit e realisht situata është nën kontroll dhe ai këtë e di, dhe sërish e jep një deklaratë të tillë dhe thotë se është e nevojshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, është komplet e papranueshme dhe ose do të duhej të shkarkohej, ose të gjendej një modalitet tjetër”.
Selimi po ashtu foli edhe për deklaratën e ministrit Blerim Reka, të cilin e ka mbrojtur duke thënë se është keqkuptuar, dhe se qëllimi i deklaratës së tij ka qenë me qëllim dhe rast krejt tjetër.