Selimi kërkon që të punohet me profesionalizëm e të mos fshihet asgjë për dy policët e zhdukur

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 10:59 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Rexhep Selimi, ka kërkuar që të punohet me profesionalizëm në gjetjen e dy policëve të zhdukur gjashtë ditë më parë pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit, raporton Ekonomia Online.

Madje ai ka kërkuar të mos fshehin asgjë për këtë rast rast. Selimi në seancën e Kuvendit shtoi po mungon koordinimi mes institucioneve të vendit për gjetje e policëve.

“Ne nuk duam që për momentin të përqendrohemi rreth konspiracionit rreth saj se çfarë ka ndodhur, kërkojmë nga organet e drejtësisë që punën e tyre ta kryejnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të mos fshehin asgjë. Përderisa sot është dita e gjatë që trupat ende nuk janë gjetur në të njëjtën kohë po mungon një koordinim”.

Ai kërkoi që të hartohet një plan e të formohet një grup emergjentë për gjetjen e tyre.

“Kërkojmë që të hartohet një plan që të formohet një trup i emergjencave që do të hartohet një plan Për fat të keq ka pasur dhe mund të ketë edhe raste të tjera prandaj duhet të jemi më të përgatitur në raste të tilla”.

Selimi gjithashtu ka theksuar faktin se policët ende nuk kanë sigurim jetësor, duke thënë se shteti duhet të mbrojë jetët dhe shëndetin e atyre që vejnë në rrezik jetën në shërbim të qytetarëve.

“Është e papranueshme që policët e Kosovës nuk kanë sigurimin e jetës dhe është e pandershme që kjo të na kujtohet kur jeta e tyre rrezikohet. Shteti i Kosovës do të duhej të mbronte jetën dhe shëndetin e policëve. Që policët ta kryejnë punën e tyre shteti duhet ta kryejnë punën që t’ua siguroj jetën atyre që neve po na e sigurojnë sigurinë publike”.

Të ngjashme