Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se do të vazhdojnë të këmbngulin që të mbahet seanca e thirrur nga opozita.
Ai shtoi se seanca e thirrur nga qeveria ka grabitur atë të thirrur nga opozita, raporton Ekonomia Online.
“Po duket që sërish jemi në pritje të vazhdimit të seancës, e cila e grabiti seancën e opozitës të thirrur në ora 10. Ne do të vazhdojmë të presim, do të këmbëngulim në atë që është e drejtë e jona”.
“Një gjë është risi dhe jo e pazakontë për të kaluarën e këtij kuvendi. Sërish rreth kuvendit ka forca speciale, edhe para se të vijmë në seancë kanë qenë forcat speciale këtu. Pse kanë ardhur forcat speciale në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Selimi, raporton Ekonomia Online.
Këto deklarata Selimi i bëri në hollin e Kuvendit, derisa pritet që të fillojë seanca e paralajmëruar për në orën 14.