Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën parlamentare, ka thënë se suspendimi i inspektorit të policisë është një hap i mirë por sipas tij vendimi për të zëvendësuar atë me një bashkëkryerës së veprës është një dëshmi se Kosova është shtet i kapur.
Ai ftoi ministrin që te ndërmerr hapat e nevojshëm për këtë rast por edhe për rastet e tjera.
Ndonëse tha se është i vetëdijshëm se ministria ka trashëguar probleme të shumta lidhur me inspektoriatin e policisë prapë se prapë duhet të merr masa në përmirësimin e gjendjes.