Dy anëtarët e Komisionit për Siguri nga radhët e opozitës, Daut Haradinaj nga AAK dhe Rexhep Selimi nga Vetëvendosje, kanë përgëzuar ministrin Hysenin për ndalimin e trenit të Serbisë i cili kishte për destinacion Mitrovicën e veriut.
Mirëpo, deputeti Rexhep Selimi ka kërkuar nga ministri Hyseni që të veprojnë njëjtë edhe me linjën Kralevë – Mitrovicë.
Ai tha se si opozitë do të mbështesin çdo veprim të Qeverisë që është në të mirë të vendit, duke kërkuar që të ruhet kushtetutshmëria e vendit.