Selimi pas veprimit të Kamberit: Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptari

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është ndier krenar me veprimin e deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, i cili e vendosi flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë, përcjell Ekonomia Online.

Selimi tha se Kamberi me këtë veprim ka kërkuar të drejta legjitime për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptari. Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Këto të drejta janë parësore në cilëndo konventë ndërkombëtare, të cilat po u mohohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria serbe’, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme