Selimi: Qeveria duhet të bie për shkak të keqmenaxhimit, jo për shkak të Listës Serbe

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 18:57 | Nga

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se tashmë vendi jo që ka mbetur pa qeveri, por ka mbetur edhe pa shtet.

“Atë ditë [rasti i deportimit të turqve] nuk ka rënë qeveria, por ka rënë shteti”.

“Një qeveri e cila e sjellë shtetin në kolaps, gjithsesi gjëja më e vogël për të do të ishte rënia”, ka thënë Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kjo qeveri duhet të bie – jo pse ka thënë Lista Serbe, por duhet të bie për shkak të keqmenaxhimit, unë nuk e mbështesë kërkesën e serbëve as për ta ngritur dhe as për ta rrëzuar qeverinë”.

“Ne kemi qeveri të dobët, kemi qeveri që nuk po menaxhon, keni qeveri jashtë lojës”.

Selimi madje ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk iu frikësohet zgjedhjeve edhe po të ndodhni në këtë moment.

“Sikur sot të kishte zgjedhje ne do të ishim shumë në favor të mirë”.

“Madje, madje pas largimit të disa deputetëve – kjo do të ishte arsyeja më e madhe që ne të shkojmë në zgjedhje pas ndarjes”.

“Le të matemi, kjo do ta determinonte skenën politike në vend kush është Vetëvendosje dhe kush janë forcat tjera politike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme