Selimi: Qeveria po luan lojë të rrezikshme

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 13:11 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Selimi ka kundërshtuar deklaratën e ministrit Arban Abrashi, i cili ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Selimi ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të jetë e vërtetë dhe se më këtë Qeveria e Kosovës po dëshiron të mbajë peng formimin e ushtrisë.

Ai ka thënë se më çështjen e ushtrisë Bashkimi Europian nuk marr asnjëherë, që sipas tij me këtë gjë është marr NATO.

Selimi i cili është edhe anëtarë i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, duk kujtuar edhe rastet e më pashme kur Qeveria ka tentuar që formimi e ushtrisë ta vendos në pako si me Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara në Kuvend për minoritetin serb, për lajmi.net ka thënë se tash edhe me Demarkacionin po luan një lojë të rrezikshme me ushtrinë.

“Për herë të parë ndoshta jo publikisht është tentuar të futen pengë krijimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës më vazhdimin e vendeve të rezervuara për serbët pa e kërkuar fare ata. Pastaj është tentuar në pako edhe me Gjykatën Speciale gjë qe nuk kanë mundur të bëjnë. Pastaj janë munduar ta fusin edhe me ‘Zajednicë’, tash mundohen ta futin edhe me Demarkacionin”.

“Kjo është një lojë shumë e rrezikshme me Ushtrinë e Kosovës me sigurinë në Kosovë dhe Rajon e mbi të gjitha është një manifestim që ata ushtrinë e kanë për ta shitur jo për ta themeluar”, ka thënë Selimi, për lajmi.net.

Ai ka thënë, se qeveria e kaluar dhe kjo e tanishmja nuk e kanë prioritet formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ministri i Punës e Mirëqenies Sociale dhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi është kusht edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në emisionin “Imazh” të RTK, ai ka deklaruar se ky kusht u është përmendur zyrtarëve të shtetit të Kosovës nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Madje, ai thotë se NATO-ja nuk dëshiron që një shtet fqinj mos ta ketë të definuar kufirin me fqinjët tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme