Rexhep Selimi i Vetëvendosjes ka thënë në Klan Kosova se raportet me SHBA-të nuk varen nga një tarifë dhe se ato janë të thella.
Ai po ashtu kritikoi LDK-në, duke thënë se tani po kërkon ndihmë nga ata që së bashku i kanë çuar në opozitë.
“Tarifë nuk i kemi vë Amerikës e as Grenellit, por Serbisë. I pari që e ka kërkuar heqjen dhe e ka kushtëzuar vazhdimin e marrëveshjeve është Vuçiqi, pra është kërkesë e Vuçiqit”.
“Ne e kemi të nënshkruar një program të përbashkët qeverisës me LDK, ku thuhet që tarifa do të hiqet duke u zëvendësuar me reciprocitet”.
“Ne nuk po heqim dorë nga heqja e tarifës dhe nuk heqim dorë as nga reciprociteti. Reciprocitet do të thotë barazi dhe heqja dorë është e padrejtë. Sikur të ishte respektuar dinamika, me datën 15 mars do të hiqej pjesa e parë për mallrat e lëndës së parë dhe do të shkonim drejt heqjes së tarifës komplet dhe to te fillonte procesi i aplikimit të reciprocitetit”.
“Nuk është hera e parë që kemi pasur mospajtime edhe me të dërguar të tjerë, por kurrë s’ka qenë mospajtim me SHBA. Raporti i Kosovës me SHBA as nuk është i varur veç me një tarifë dhe as nuk prishen e ndreqen për një tarifë”.
“Me SHBA nuk i kemi të varura raportet vetëm me këtë gozhde, raportet janë të thella. Dhe nga ana tjetër nuk rregullohemi me Serbinë nëse e heqim tarifën”.
“Partneri ynë ka një kërkesë të hiqet tarifa o tash o kurrë, o krejt o kurrë, dhe nga ana tjetër ka një kërkesë që pothuaj është e parikthyeshme për kthimin e vendimit të kryeministrit për shkarkimin e ministrit Veliu”.
“LDK-në do ta mbështesë PAN-i në këtë nismë të mocionit, jam i sigurt. Tash LDK po kërkon ndihmë nga ata që i kemi çuar në opozitë për ta mbështetur këtë mocion”.
“E pash që Haradinaj akoma është nen traumat e humbjes. LDK po thotë me e rrëzu VV-në se s’po e heqë taksen, AAK po thotë që duhet me u rrëzu VV-ja sepse që po e heqë taksen! “
“Kjo dinamike e zhvillimeve ne na çon në zgjedhje sepse kushtetuta e thotë që nëse kryeministri jep dorëheqje, qeveria bie. Pastaj presidenti në konsultim me partitë politike mandaton kandidatin ri për ta formuar qeverinë. Pra, i bie që edhe nëse kalon mocioni i LDK-së, prapë se prapë është i detyruar presidenti që ta kërkojë mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje. Pra, i bie që ose do të shihemi në gjykatë, ose në zgjedhje”.
“Kjo qeveri është aleati më i madh në luftën kundër koronavirusit, e të tjerët janë kundër qeverisë, ne vend se të bashkoheshin siç bëjnë vendet e tjera kundër kësaj pandemie”, u shpreh ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.