Selimi: S’kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 15:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i akuzuar për krime lufte, nga Specialja, ka thënë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia.

Në një fjalim para Speciales të martën, ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka qenë ushtri e organizuar mirë.

“Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi të gjithë. Unë besoj që në fund do të vërtetohet pafajësia ime. Të gjithë së bashku që jemi këtu, pavarësisht dallimeve politike që mund t’i kemi pasur, do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së, se jemi të pafajshëm”, ka thënë ai.

“Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”, ka thënë Selimi, duke shtuar se Kosova s’ka dashur luftë, por ka qenë e detyruar.

“Dallimet dhe opinionet politike mes nesh, sidomos në kohë specifike dhe me ndikime të thella politike, nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt e po ashtu kundër neve, të bashkakuzuarve”, ka theksuar ish-shefi i GP të Vetëvendosjes, i cili po gjykohet në Hagë së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.

Të ngjashme