Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se edhe në qoftë se presidenti Thaçi do të ishte kryetar komune, ai prapëseprapë do ta udhëhiqte dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
“Ky ka qenë kështu edhe kur ka qenë kryeministër, ka qenë kryenegociator. Po ashtu ka qenë edhe kur ka qenë ministër i Jashtëm e mbaj mend. Edhe me qenë kryetar i komunës ky kish me udhëheq negociatat me Serbinë. Kjo nuk është ftesë e sinqertë, kjo është ftesë që të bashkëfajësohemi”.