Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se presidentin Hashim Thaçi, është përgjegjës kryesor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.
Sipas tij, Thaçi ka shumë borxhe sepse ka bërë pazare dhe sipas tij, po i “lanë” ato me koka njerëzish, raporton EO.
“Thaçi ka shumë borxhe se ka bërë shumë pazare, Thaçi ka larë pazaret me koka njerëzish, mos u çuditni edhe nëse të ardhmen bën një gjë të tillë sepse shquhet për këtë, shkarkimi i një ministri tregon paaftësinë e qeverinë e Kosovës”.
“Shkarkimi i presidentit është detyra e parë e këtij parlamenti. Nëse keni kaqik dhe ju knei hi rend shkarkimeve hajdeni ta shkarkojmë presidentin nga të gjithë përgjegjësitë. Kurrë nuk do të ngritet shteti nëse nuk bie mafia politike”.