Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Selim Selimi, ka thënë se vendimi për rritjen e rrogave të Qeverisë është për për vendosjen e politikave për fuqizim dhe dhënien e dinjitetit të zyrtarëve qeveritarë.
“Ky vendim e fuqizon gjyqtarët, i fuqizon prokurorët. Qeveria bën dhe implementon politika në kuadrin ekzistues ligjor. Vendimi është vendim kolektiv që është marrë në mënyrë kolektive, i votuar nga kabineti qeveritar dhe si i tillë duhet të njihet vija e njëjtë e impelemtimit”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë në Info Magazine se vendimi për rritjen e rrogave do të implementohet.
“Në lidhje me ligjin e pagave nuk ka një paralele mes këtij vendimi dhe Ligjit të Pagave”.
“Për përfitime personale nuk mund të jetë sepse vendimi është kolektiv. Gjykata Kushtetuese ka thënë se nuk është në kompetencën tonë të merremi me këtë çështje. Me vendimin e kryeministrit zëvendësministrave do t’ju zvogëlohet rroga, disave ju do t’ju rritet, disave do t’ju zvogëlohet”,
“Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shprehet se na bazë të gjeturave të Komisionit të Venedikut shihet se ka vendimmarrje të ndryshme, në raste të ndryshme për shtete të ndryshme. Vendimi është në të mirën publike, sepse fuqizon disa sektorë dhe nuk ka elemente të keqpërdorimit të pozitës zyrtare”./klankosova