Selinoja, ushqimi ideal për veshka e tension

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Selino (apium graveolens) është një zarzavate shumë e famshme dhe që përdoret në kuzhinat tona, por gjithashtu është dhe një bimë mjekësore. Në mjekësinë lindore, selino përdorej për të bërë pjatanca sa më pikante dhe më pak irrituese në efektet e saj ftohëse dhe thartuese. Bima në përgjithësi është shumë ushqyese, stimuluese dhe restorative në rastet e gjendjeve të dobësisë.

Në të kaluarën ajo është përdorur si zarzavate për periudhën e dimrit dhe pranverës në sajë të aftësive antitoksine që ajo ka dhe ishte një pastruese e mirë e organizmit pas kalimit të dimrit. Në Francë, përdorej një ekstrakt i bërë në shtëpi për të kuruar retensionin urinar (pamundësinë për të urinuar).

Përbërësit: Vajra esenciale, flavonoide,furanokumarine, glykoside.

Veprimi: Antireumatizmal, qetësues, antiseptik urinar, e shijshme, shëruese e plagëve, ul tensionin e gjakut, kohët e fundit janë raportuar dhe efekte antimykotike.

Pjesët që përdoren:

Farat, kryesisht të përdoren si diuretikë, por kanë aftësi të mëdha pastruese nga toksina, kështu që përdoren shumë mirë në rastet e rënda, kur acidet urike depozitohen në artikulacione. Përdoren dhe në rastet me artritë. Meqë janë të tharta përdoren dhe për të stimuluar tretjen. Mblidhen në fund të lulëzimit në vitin e dytë të jetës së bimës.

Vaji esencial, i distiluar nga farat ai është shumë i fuqishëm dhe duhet përdorur me kujdes.

Kërcelli, kjo zarzavate ka efekte më të reduktuara tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji; konsumimi i bimës së freskët stimulon rrjedhjen e qumështit. Edhe pse bimët e egra janë më efikase, mund të përdoren edhe ato komerciale.

selinojaRrënjët: sot përdoren rrallë, por ato janë një diuretikë i fuqishëm që përdoren për gurët në rrugët urinare. Vepron gjithashtu si një simulant i tretjes dhe mëlçisë.

Përdorimi:

Në formë çaji, përdoret për artritin reumatoid dhe dhimbjet e forta që shkaktohen nga ënjtjet e kyçeve dhe për tretjen e mirë të ushqimit.

Vaji esencial: nga ky vaj merren 15 pika dhe hidhen në një enë me ujë të nxehtë, aty futen këmbët në rastet e dhimbjeve të forta nga reumatizma.

Për masazh merren 5-10 pika, hollohen në vaj luledielli 20 ml pastaj masazhohet në artikulacionet e prekura nga ky shqetësim.

Rrënjët: përdoren si tinkturë, përdoren për të ulur tensionin arterial, për të pastruar veshkat dhe për çrregullimet urinare.

Gjethet e bimës, lëngu i shtrydhur përdoret mbi të gjitha për artriti reumatoid, hipertensionin arterial dhe infeksionet urinare, cistet uretike për raste të dobësisë trupore ose shqetësim nervor.

Duhet pasur kujdes kur blihen farat, pasi ato shpesh janë të trajtuara dhe të ambalazhuar mirë dhe nuk duhen përdorur kur atyre u ka kaluar afati i përdorimit, sepse rrezikohet të helmohen.Në të kaluarën ajo është përdorur si zarzavate për periudhën e dimrit dhe pranverës në sajë të aftësive antitoksine që ajo ka dhe ishte një pastruese e mirë e organizmit pas kalimit të dimrit. Në Francë, përdorej një ekstrakt i bërë në shtëpi për të kuruar retensionin urinar (pamundësinë për të urinuar).

Përbërësit: Vajra esenciale, flavonoide,furanokumarine, glykoside.

Veprimi: Antireumatizmal, qetësues, antiseptik urinar, e shijshme, shëruese e plagëve, ul tensionin e gjakut, kohët e fundit janë raportuar dhe efekte antimykotike.

Pjesët që përdoren:

Farat, kryesisht të përdoren si diuretikë, por kanë aftësi të mëdha pastruese nga toksina, kështu që përdoren shumë mirë në rastet e rënda, kur acidet urike depozitohen në artikulacione. Përdoren dhe në rastet me artritë. Meqë janë të tharta përdoren dhe për të stimuluar tretjen. Mblidhen në fund të lulëzimit në vitin e dytë të jetës së bimës.

Vaji esencial, i distiluar nga farat ai është shumë i fuqishëm dhe duhet përdorur me kujdes.

Kërcelli, kjo zarzavate ka efekte më të reduktuara tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji; konsumimi i bimës së freskët stimulon rrjedhjen e qumështit. Edhe pse bimët e egra janë më efikase, mund të përdoren edhe ato komerciale.

Rrënjët: sot përdoren rrallë, por ato janë një diuretikë i fuqishëm që përdoren për gurët në rrugët urinare. Vepron gjithashtu si një simulant i tretjes dhe mëlçisë.

Përdorimi:

Në formë çaji,përdoret për artritin reumatoid dhe dhimbjet e forta që shkaktohen nga ënjtjet e kyçeve dhe për tretjen e mirë të ushqimit.

Vaji esencial:nga ky vaj merren 15 pika dhe hidhen në një enë me ujë të nxehtë, aty futen këmbët në rastet e dhimbjeve të forta nga reumatizma.

Për masazh merren 5-10 pika, hollohen në vaj luledielli 20 ml pastaj masazhohet në artikulacionet e prekura nga ky shqetësim.

Rrënjët: përdoren si tinkturë, përdoren për të ulur tensionin arterial, për të pastruar veshkat dhe për çrregullimet urinare.

Gjethet e bimës, lëngu i shtrydhur përdoret mbi të gjitha për artriti reumatoid, hipertensionin arterial dhe infeksionet urinare, cistet uretike për raste të dobësisë trupore ose shqetësim nervor.

Duhet pasur kujdes kur blihen farat, pasi ato shpesh janë të trajtuara dhe të ambalazhuar mirë dhe nuk duhen përdorur kur atyre u ka kaluar afati i përdorimit, sepse rrezikohet të helmohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme