I mbijetuari tjetër i masakrës së Dubravës që është edhe deputeti i AAK-së, ka thënë se kjo masakër është kryer me urdhër të qeverisë se Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka rrëfyer gjithë ngjarjen e përjetuar gjatë periudhës kur u ndërmor masakra e Dubravës.
“Oborri po mbulohej me gjakun e të vrarëve. Disa metra më lartë Dervish Syla po hapte gjoksin dhe i gjakosur dhe po përsëriste qëlloni. Si pasojë e plagëve ka vdekur edhe Gjemsat Shehu kështu njëzet vjet pas u ktheva në mëngjesin e viti 99 të masakrës të Dubravës dhe edhe sot e kuptoj se kjo masakër ka ndodhur qëllimisht.Me 29-30 prill 1998 po bëhej transferimi i të burgosurve me arsyetimin se po bëhej për mbrojtjen e tyre. Fillimi i bombardimeve të NATO-s fillon me ngritje të shpresës së lirisë. Më 26 prill 99, 45 të dënuar politik transferohen në burgun e Nishit. Atë ditë po përjetonim torturat më të rënda të njerëzimit. Këto të fundit ishin të paimagjinueshme për mendjen e njeriut”, ka thënë Selamanaj.
Ai tha se Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i ndëshkojë ose t’i shpallë heronj kriminelët e Serbisë që kryen masakra.
“Më 18 maj 99 sillen edhe 155 civilë nga Gjakova. Tashmë në burgun e Dubravës ishim mbi 1000 shqiptarë. Tashmë Serbia e kishte arritur qëllimin e mbledhjes së shumicës të burgosurve në burgun e Dubravës. Maskara në Dubravë në rend të parë paraqet krim kundër njerëzit. Tani kriminelët serbë ose duhet të nxirren para drejtësisë ose Bashkësia Ndërkombëtare t’i shpallë heronjtë”, tha ai, raporton EO.