Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka publikuar sot listën e premtimeve parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për arsimin, nga të cilat ka aluduar se pothuajse asnjë nga premtimet nuk është përmbushur.
Ai ka kritikuar pushtetin qeverisës për premtimet e parealizuara në fushën e arsimit.
“Zgjedhjet janë një proces ku politikanët kandidojnë me projekte, dhe populli përmes votës zgjedh kë të punësojë për t’i zbatuar ato projekte/premtime. Në vitin 2021, shumica e popullit e ka punësuar Albinin me qëllimin për të zbatuar projektet që ai i ka premtuar”, ka thënë Selmanaj.
“Albini ka vendosur ta bëjë ministre të Arsimit për të gjithë Kosovën, një zonjë që ka dështuar si drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës. Prandaj, ju, prindër të dashur, që të hënën do t’i dërgoni fëmijët tuaj në shkolla, shikoni premtimet e Albinit për fushën e arsimit të prezantuara në formatin e fletëvotimit. Pas 4 vitesh dhe me 12 miliardë euro buxhet, a mund të vendosni ndonjë shenjë se cila nga këto është përmbushur? Gjykojeni vet.”