Lidhja Demokratike e Kosovës është tetë pikë para Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu pohon deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili ka reaguar rreth sondazhit të fundit të LVV-së.
Sipas Selmanajt, LDK-ja është para Vetëvendosjes, dhe se kjo do t’i mundësojë LDK-së ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës. Ai deklaron se për këtë nuk do të bëjnë kompromis.
Ky është postimi i plotë i Selmanajt:
Sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë. Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrinë 35% të përkrahjes qytetare.
Ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë LDK-ja nuk bënë kompromis. Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga Kryeminsitri i LDK-së.
LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE.
LDK-ja nuk bënë kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin.