Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, tha se beteja për pastërtinë e luftës së UÇK-së i takon çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike, përcjell Ekonomia Online.
Selmanaj, tutje tha se komentet e shqiptarëve kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ia rikujtojnë shkrimet në gazetat e Beogradit.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Duke lexuar disa komente kundër Hashim Thaqit për një moment mendova se jam duke lexuar ‘ čirilic’ gazetat në burgun e Beogradit…
Jo, fatkeqsisht këtë here ishin disa shqiptar…
Si për inat të ktyre injorantëve e të paditurëve po e postoi këtë foto me një nga personazhet kryesore të luftës së UÇK-së, z. Hashim Thaqi.
Beteja për pastërtinë e luftës së UÇK-së i takon çdo shqiptari, pavarsisht bindjeve politike e partiake!