Selmanaj, Kurtit: Besoj që shpejt do hiqesh nga kryeministri

Prishtinë | 23 Shk 2023 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e pyeti Kurtin për deklaratën e presidentes Osmani se demarkacioni është punë kryer. Kësaj pyetje iu përgjigj Kurti – “LVV-ja atëherë kishte kërkuar që së pari rishikim, pastaj ratifikim”.

Mirëpo, Selmanaj tha se kjo nuk është përgjigje.

“Zoti kryeministër, kjo nuk është përgjigje… Ju për këtë zoti kryeministër e keni krijuar një situatë të rëndë në Kosovë, ju për këtë keni vendos në pikëpyetje sigurinë individuale dhe kolektive të kësaj shoqërie. Me sjelljet e juaja për këtë çështje i keni vënë në pikëpyetje edhe organet e rendit por edhe institucionet publike në Kosovë. Me veprimet e asaj kohe, i keni lënë njerëzit pa viza dhe sot e tutje paguajnë me miliona për atë çështje. Dhe me thënë tash ju ktu që ‘kur të vjen koha, kur të është koha e përshtatshme’ edhe pa ankes marrëveshje, gjithmonë ka qenë e mundur”, tha Selmanaj.

“Tani unë e di lojën e fjalëve që dini ta përdorni, por po iu them që jam i bindur që ti s’ke me u merr me këtë punë. Ti një ditë ki me u hjek edhe prej kryeministrit, besoj që ndoshta edhe shpejt, por një standard që e ke vendos në Kosovë dhe do të vazhdojë gjatë, është që mashtrimin dhe gënjeshtrën e ke bo standard se si me ardhë dikush në politike e pushtet”, tha Selmanaj në fund.

Të ngjashme