Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se qeveria Kurti është e pa plan. Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se kjo qeveri ka deficit në dije, menaxhim dhe në çështje ekzekutive.
“Kjo Qeveri është e pa plan. Ka deficit në dije, në organizim, në menaxhim, në çështje ekzekutive. Në parim duke mirë po i japin 100 euro për njerëzit që janë në nevojë, sidomos në këto rrethana”, ka thënë ai.
Selmanaj theksoi se e dinë që rritja e çmimeve në Kosovë nuk ka ardhur si pasojë e problemeve të brendshme.
E vendimin e sotëm të qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik, ai e quajti populist.
“Ne e dimë që kjo krizë nuk është si rezultat i problemeve të brendshme dhe ka ardhur edhe si pasojë e luftës në Ukrainë, por Qeveritë janë për t’u dhënë zgjidhje situatave. Ky është vendim më tepër i karakterit populist siç është në fakt LVV-ja. Të jesh populist është mënyra më e lehtë për të provuar me menaxhu me masa, teksa demokracia është me e komplikuar. Këta nuk po arrijnë ta gjejnë veten në mjedisin demokratik”, tha ai.
Më tutje, deputeti i VV-së tha se tani 100 euro nuk është vlerë e madhe, pasi sipas tij janë rritur çmimet.
“Kjo është vetëm për një muaj. Ky nuk është përfitim. Me 100 euro ti sot shkon në market dhe blen shumë pak gjëra. Në të kaluarën ka qenë diçka tjetër. 100 euro nuk është vlerë e madhe”, ka thënë ai.