Selmanaj: Raporti i BE-së shqetësues, në lirinë e shprehjes kemi marrë goditjen më të madhe

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka folur për Raportin e Progresit për Kosovën, të cilin e pranoi dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, raporton Ekonomia Online.

Selmanaj tha se të dhënat e Raportit të Progresit janë shumë shqetësuese dhe sipas tij, një nga termat që përmendet më së shumti është “centralizim tek pushteti ekzekutiv”, në pothuajse të gjitha temat.

Ai tha se tek institucionet demokratike, Raporti flet për kuvendin, ku sipas tij, thotë se kuvendi ka hasur në vështirësi të arritjes së kuorumit për vendimmarrje gjë që ka vonuar legjislacionin dhe funksione të tjera kyçe.

Ai ka shtuar se raporti shpërfaq edhe mungesën e bashkëpunimit me partitë opozitare ka penguar progresin dhe reformat e lidhura me BE-në.

“Te institucionet demokratike, flet për Kuvendin e Kosovës ku thotë se ‘Kuvendi ka pasur vështirësi në arritjen e kuorumit për vendimmarrje, gjë që ka vonuar funksionet tjera kyçe. Mungesa e bashkëpunimit me partitë opozitare ka penguar progresin dhe reformat e lidhura me BE. Niveli i lartë i vendimmarrjes ka centralizuar ka dobësuar demokracinë dhe rolin e ministrive përkatëse. Kur flitet për administratën publike, dobësitë e administratës mbeten të shumta, përkeqësim si pasojë e strukturave të paqarta dhe përparim i kufizuar në kuptim të praktikave të rekrutimit mbi baza të meritës, numri i madh i pozitave kyçe me ushtrues detyre, kontribuon në një mjedis të paqëndrueshëm administrativ”, u shpreh Selmanaj.

Të ngjashme