Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, tha se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit është kundër Kushtetues. Ai tha se presidentja Osmani për këtë proces nuk ka pasur problem me procedurën, por me personin, raporton Ekonomia Online.
Selmanaj tha se ajo ka pritur për 18 muaj se mos ndonjëra nga Gjykata do t’i jepte arsye të vetme që të zbatoj kërkesën e Albin Kurtit për mos emërimin e kandidati të propozuar nga KPK. Ai tha se ky rast nuk ka të bëjë me proceduar por me personin.
“Në emër të grupit parlamentar të LDK-së shprehim shqetësimet për veprimet kundër kushtetues të presidentes për mos dekretimin e kryeporkurorit të shtetit. President e vendi Kosovë e ka lënë për 18 muaj pa kryeprokuror, për një vit e gjysme më shumë. Presidentja nuk mund të ushtroj kontroll substancial ndaj KPK”.
“A vërtet presidentes ju deshën 18 muaj që të gjente parregullsi në procesin KPK. Apo priste mos ndonjë nga instancat e gjykatave të rregullta apo Gjykata Kushtetuese do t’i jept arsye të vetme që të zbatoj pastaj kërkesën e Albin Kurtit për mos mosemërimin e kandidati të propozuar nga KPK. Se kjo çështje nuk ka fare të bëjë me procedurat por me personi, mjafton t’i referoheni fjalimit të Kurtit në Kuvend, muaj më parë ku asgjë nuk flet për procedurën por vetëm për personin. Vendimi është skandal, arsyetimet janë skandaloze”, tha ai.