Ekonomia Online
FUNDIT

Semedo arrin te Barcelona për teste mjekësore

Semedo arrin te Barcelona për teste mjekësore

Nelson Semedo ka arritur te Barcelona për të bërë testet mjekësore para se të nënshkruaj kontratë me gjigantin katalunas. Dje (e enjte) gjatë mbrëmjes Barcelona e konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Benfican për mbrojtësin portugez, Semedo. Ndërsa, sot (e premte) portugezi ka arritur në Barcelonë për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtari më […]

Nelson Semedo ka arritur te Barcelona për të bërë testet mjekësore para se të nënshkruaj kontratë me gjigantin katalunas.

Dje (e enjte) gjatë mbrëmjes Barcelona e konfirmoi arritjen e marrëveshjes me Benfican për mbrojtësin portugez, Semedo.

Ndërsa, sot (e premte) portugezi ka arritur në Barcelonë për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtari më i ri i “Blaugranëve”.

Arritjen e Semedos për teste mjekësore e ka konfirmuar vet klubi katalunas, ku ka postuar fotografi dhe video.

Ky transferim besohet se i ka kushtuar Barcelonës 35 milionë euro.

Të ngjashme