Agjencia e Pronësisë Industriale të Kosovës (API), me mbështetjen e Zyrës së Komisionit Evropian, përmes projektit TAIEX po organizon seminar në fushën e Treguesve Gjeografikë.
Agjencia e Pronësisë Industriale të Kosovës (API), me mbështetjen e Zyrës së Komisionit Evropian, përmes projektit TAIEX po organizon seminar në fushën e Treguesve Gjeografikë. Ky seminar do të ketë në fokus fushën legjislative, përkatësisht implementimin e legjislacionit gjatë shqyrtimit të kërkesave për regjistrim të Treguesve Gjeografikë.
Xhafer Tahiri, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale në hapje të këtij seminari theksoi se Treguesit Gjeografik janë një mjet tepër i rëndësishëm për përkrahjen e prodhuesve tradicional dhe ndihmon jashtëzakonisht shumë në zhvillimin ekonomik të rajoneve që veçohen me produkte specifike.
Në këtë seminar po marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve që ndërlidhen me këtë fushë specifike si Ministria e Bujqësisë, Inspektorati i Tregut e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. API dhe MTI janë të përkushtuara të përkrahin prodhuesit vendor duke ju mundësuar atyre regjistrimin e produkteve të veçanta përmes Treguesve Gjeografik.